Modeli i kafiterive e restoranteve në të ardhmen (Fotot)

Baret e restorantet, janë cilësuar si një burim i mundshëm infektimi me virus, për shkak të numrit të madh të njerëzve që frekuentojnë këto vende.

Për këtë arsye, qeveritë në të gjithë botën, kanë vendosur që këto aktivite të jenë ndër të fundit që do të hapen gjatë kësaj pandemie.

Megjithatë pronari i një restoranti në Holandë, beson se si lokali i tij mund të shohim të shtohen me shpejtësi në të ardhmen.

Restoranti në ishullin Osterdok në Amsterdam, ka në përbërje pesë shtëpia të qelqta, të përshtatshme për pak persona.

Sidomos natën, të ndriçuara dhe nga fenerë të vegjël, këto shtëpiza marrin një pamje mbreslënëse.

Kjo strukturë e restorantit, shikohet si një aleat shumë i mirë në ruajtjen e distancimit social.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhmte.