Momenti kur ekuipazhi i një trageti shpëtojnë 4 vjeçaren (VIDEO)

Një katër vjecare, e vetme, mbi një komardare me unicorn, është shpëtuar nga ekuipazhi i një trageti, pasi i kishte shpëtuar mbikqyrjes së prindërve dhe ishte larguar shumë nga bregu.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Antirrio, në gjirin e Korinthit në Greqi dhe videoja e regjistruar nga bordi i tragetit Salaminomachos, është bërë virale në rrjet.

Kur prindërit e kishin humbur nga sytë vogëlushen e tyre kishin kërkuar ndihmën e autoriteteve të portit, që nga ana tjetër kishin njoftuar kapitenin e një trageti që ndodhej aty afër.

“Po i afrohesha portit të Antirrios dhe u njoftova nga autoritetet se një fëmijë, që nuk e prisja të ishte aq i vogël, ishte rrëmbyer nga rrymat në një plazh të afërt”, tregon kapiteni Grigoris Karnesis.

Pasi e kishin parë atë, mbi kamardaren me unicorn, me kujdes i ishin afruar dhe e kishin shpëtuar. Vogëlushja, sic tregon ai, kishte ngrirë nga frika, sepse rryma kish qenë shumë e fortë.

Ajo nuk fliste por vetëm qante. Akuipazhi ishte munduar ta qetësonte atë, para se vogëlushja të bashkohej me familjen. Fatmirësisht, gjithcka shkoi mirë – thotë kapiteni.