Momenti kur fansat e Manchester United, e ofendojn rëndë Lingardin (VIDEO)

Jesse Lingard ka pasur shumë vështirësi te Manchester Unitedi në disa vitet e fundit, nuk ka dyshim për këtë.

Ai po fluturonte gjatë edicionit 2017/18 dhe, për një periudhë të shkurtër, u bë një prej lojtarëve më produktiv të “Djajve të Kuq”.

Atë fushatë ai shënoi 13 gola dhe regjistroi shtatë asistime në 48 paraqitje.

Lingard filloi rënien që nga ajo fushatë, derisa këtë edicion ai ka dështuar të shënojë ose asistojë ndonjëherë në Premier League.

Tani është publikuar video nga ndeshja e mbrëmshme, fitore 3-0 e Unitedit kundër Derbyt, ku shihen disa idiotë duke abuzuar me anglezin, derisa ai po futej në autobus.

“Pirdhu Jesse, je një m**,” bërtet një person.

Një tjetër shton: “Zero gola dhe zero asistime në vitin 2019, je i v’dekur.”