Momenti kur Sergio Ramos shpëtoi golin e sigurt kundër Granadas (VIDEO)

Sergio Ramos është futbollisti më meritor që Real Madridi do ta fitoj La Ligën.

Përveç golave, Ramos mbrëmë kundër Granadës bëri një ndërhyrje vendimtare duke e shpëtuar skuadrën e tij nga barazimi.

Në minutën e 85-të, futbollisti i Granadas bëri një goditje brenda zonës por Ramos arriti që ta heq nga vija e golit.

Nëse do të barazonte Real Madridi mbrëmë atëherë diferenca me Barcelonën do të ishte vetëm 2 pikë.