Momenti kur sulmuesi shqiptar realizon ëndrrën, debuton për Juventusin

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni ka realizuar mbrëmjen e sotme ëndrrën e tij për të debutuar në elitën e futbollit italian Serinë A.

Futbollisti, i cili është pjesë e Juventusit, zëvendësoi sulmuesin Gonzalo Higuain 11 minuta nga fundi i ndeshjes kundër Romës, të cilën e fituan mysafirët me rezultat 1-3.

Vrioni ishte grumbulluar disa herë gjatë kësaj periudhe nga Mauricio Sarri, por nuk kishte gjetur hapësira, duke ditur se Juventusi ka shumë yje në skuadër.

Gjithsesi, akulli u thye dhe tashmë rruga drejt të ardhmes për të është e hapur.

Padyshim një moment historik ky për djaloshin kuqezi, teksa një futbollist shqiptar zbret në “Alianz Stadium” me fanellën e një prej klubeve më të mëdha në botë mbi shpinë.