Mundohet të tallet me kundërshtarin para ndeshjes por e pëson keq (VIDEO)

Ricky Bandejas ka folur për triumfin e tij me nokaut kundër James Gallagher.

Ishte humbja e parë e Gallagherit në karrierë, falë një nokauti absolutisht brutal.

Bashkëpuntori i ngushtë i McGregorit, i cili po konsiderohet si “imitues” i irlandezit, po fliste shumë në konferencë para meçit, duke iu afruar madje edhe te fytyra kundërshtarit para meçit.

Sidoqoftë, ai u poshtërua keq pas gongut, duke u nokautuar disa herë.

“Më kanë ardhur mijëra komente duke më thënë se janë shumë të lumtur për atë që i ndodhi,” ka thënë Bandejas.