Mungesa të shumta, kjo është 11-shja e mundshme e Kosovës nesër kundër Greqisë

Nesër nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombëve.

Skuadra e Kosovës nesër do të jetë pa shumë yje të kombëtares.

Lojtarë si Milot Rashica, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Leart Paqarada etj nuk janë lejuar nga klubet e tyre që të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë, pasi Kosova është një vend me rrezikshmëri të lart të infektimit me koronavirus.

Për shkak të kësaj, trajneri Bernard Challandes do të përballet me mungesë të shumë lojtarëve.

Indeksonline më poshtë ka përgatitur një formacion të mundshëm që mund të përdoret nesër.