Ndërron jetë vogëlushja 10 vjeçare, disa ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në Turqi

Ka ndërruar jetë 10-vjeçarja nga Mitrovica, Fatime Ademi disa ditë pasi i ishte nënshtruar një operacioni në Turqi.

Familjarët e 10-vjeçares kishin kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për shërimin e vajzës së tyre.

10-vjeçarja kishte pasur një ndërhyrje kirurgjikale në zemër para disa jave, por gjendja e saj është përkeqësuar dhe i ishte nënshtruar edhe një operacioni tjetër, të cilit nuk arriti t’i mbijetojë.

Qytetarët e Kosovës ishin angazhuar në mënyrë masive për t’ia siguruar shumën prej 100 mijë euro, për të cilën vogëlushja Fatime kishte nevojë, për t’iu nënshtruar operacioneve. Përkundër kësaj, ajo humbi betejën me sëmundjen.