Ndeshjet e mbetura të sezonit Real Madridi do ti luaj në këtë stadium

Real Madrid do ta mbyll kampionatin e La Liga larg ‘Santiago Bernabeu’.

Los Blancos kanë vendosur që të luajnë në  stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’, për pjesën e mbetur të sezonit.

Ndeshjet e mbetura të sezonit do të luhen pa tifozë, kështuqë Real Madrid ka shfrytëzuar mundësinë dhe të luaj larg ‘Bernabeu’, në mënyrë që në stadium të kryhen punimet e planifikuara, transmeton lajmi.net.

Skuadra do të luajë në ‘Di Stefano’, me punën që po vazhdon në Bernabeu, pas një pauze disa ditore.