Në ditën e parë të Ramazanit, i falet gjaku familjes së personit që aksidentojë të riun (Video)

Një aksident i  ndodhur me datën 10 prill i kishte marrë jetën të riut Debatik Huruglica nga Gjilani. Ai teksa po ngiste motorin e tij, ishte përplasur për tokë nga një makinë, dhe fatkeqësisht nuk kishte arritur t’i përballonte plagëve të marra.

E për këtë ngjarje të rëndë që shuajti  jetën e një të riu, sot dy familjet janë parë bashkë. Familja Huruglica në ditën e parë të muajit të shenjt Ramazan, në prani të prijësve fetar i ka falur gjakun familjes së  personit nga Ferizaj e i cili e shkaktoi këtë aksident.

Në këtë video mjaft emocionuese mund të shihni momentin kur bëhet falja e gjakut.