Në Kinë nxënësit kthehen në bankat shkollore

Një spital në Provincën Guizhou në jugperëndim të Kinës liroi të hënën rastin e fundit të konfirmuar të provincës me sëmundjen e koronavirusit (COVID-19).

Ndonëse supozohet se është burimi i coronavirusit, Kina, së paku sipas të dhënave të fundit, duket se ka arritur “kulmin” e numrit të të prekurve në ditë.

Madje, siç ishte raportuar, ky vend ka mbyllur edhe disa spitale të cilat ishin ngritur ekskluzivisht për të prekurit me coronavirus.

Se Kina nuk vazhdon të mbetet “vendi më i nxehtë” i coronavirusit në botë, e ka thënë edhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Evropa tani është bërë epiqendra e pandemisë Covid-19”, tha ai në një konferencë për shtyp në Gjenevë, pak ditë më parë, duke theksuar se kontinenti ka raportuar më shumë infeksione dhe vdekje sesa pjesa tjetër e kombinuar e botës, përveç Kinës.