Nën masa të rrepta, Milot Rashica me shokë rikthehen sot në stërvitje

Pas Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich, duket se edhe skuadrat tjera gjermane do t’i nisin stërvitjet.

Tashmë është bërë e ditur se edhe Werder Bremeni do të rikthehet në qendrën stërvitore për stërvitje, por me masa të rrepta.

Futbollistët, ashtu si edhe Rashica do të stërviten në grupe prej më pak se katër personave.

Gjithashtu, futbollistët duhet ta ruajnë distancën sociale prej 1.5 metrash.

Interesant është edhe rregulli i vendosur për ‘selfie’, pasi gjithnjë ka shumë tifozë te dyert e qendrës stërvitore, ku ata kërkojnë fotografi me futbollistët.

Megjithatë, klubi gjerman do t’i raportojë në polici në rast se i sheh ata në këtë qendër.