Nëna e Pep Guardiolas humb jetën nga koronavirusi

Manchester City ka konfirmuar që nëna e Pep Guardiola ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Nëna e tij ishte infektuar me koronavirus para disa javësh.

Manchester Cityt është prekur shumë nga lajmi për v’dekjen e sotme të nënës së Pep, Dolors Sala Carrio në Manresa. Ajo ishte 82-vjeçare.

Të gjithë të lidhur me klubin dërgojnë ngushëllimet më të përzemërta në këtë kohë shqetësuese te Pep, familja e tij dhe të gjithë miqtë e tyre”, shkuhet në deklaratën e Manchester City.