Nëse i shmangni këto pesë gabime, karantina nuk do t’iu kthehet në një makth

Edhe nëse e keni të vështirë ta besoni, karantina ka anët pozitive: ne ndjehemi të lirë nga një rutinë mbytëse dhe rrjedhimisht, kemi më shumë kohë në dispozicion për veten tonë.

Sidoqoftë, kjo liri, në planin afatgjatë, mund ta shndërrojnë izolimin në një makth të vërtetë. Prandaj, këtu janë pesë gabimet që duhen shmangur!

  1. Mos bini në rutinë

Megjithëse angazhimet, nga të cilat ishim mbytur deri para disa javësh, ishin një burim i jashtëzakonshëm stresi për ne, ato na ndihmuan të kemi një rutinë me të cilën të strukturojmë ditët.

Tani që jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, ne rrezikojmë ta shndërrojmë lirinë në përtaci, duke humbur kështu një kohë jo proporcionale.

Sigurisht, të gjithë neve na lejohet të bëjmë një pushim nga jeta plot angazhime që ishim mësuar, por, ki kujdes, sepse mërzitja është pas derës.

Le të përpiqemi, pra, t’i japim kuptim ditëve tona duke planifikuar një seri aktivitetesh me të cilat do të përdorim kohën në dispozicion në mënyrë konstruktive.

  1. Të hiqni dorë nga një dietë e shëndetshme

Ushqimi që na pëlqen lëshon hormonin e serotoninës tek ne, e cila, nga ana tjetër, na jep momente të vogla lumturie, të cilat – tani më shumë se kurrë – na duhen. Sidoqoftë, ki kujdes që të mos biesh në tundime shumë shpesh, duke përfunduar duke u ushqyer me akullore, çokollatë dhe pica në baza të rregullta.

Përveç tensionit psikologjik me të cilin duhet të merremi çdo ditë, do të rrezikonim të arrinim deri në fund të karantinës me probleme gastrointestinale, pa marrë parasysh rrëzimin e mundshëm të vetëvlerësimit.

  1. Qëndrimi me pizhame gjatë gjithë ditës

Edhe pse ishte ëndrra e shumë njerëzve, qëndrimi në pizhame gjatë gjithë ditës për tërë kohëzgjatjen e karantinës është dekurajues.

Ky zakon i diskutueshëm, pa dyshim joshës, mund të ndikojë negativisht në disponimin tonë, duke na bërë të ndihemi të lënë pas dore dhe madje edhe më dembelë. Ndaj, kujdes!

  1. Të funksionuarit pa orare

Nëse keni qenë në këmbë, deri pak javë më parë për të jetuar ditën tuaj sipas kohës fikse, shmangni deformimin e plotë të kohës tani kur jeni në karantinë. Sigurisht, ne nuk themi që është e thjeshtë, por ju ftojmë ta provoni, këshillon Class.

Një gabim i zakonshëm, në fakt, është të jetosh izolim sikur të ishte një pushim i gjatë, sepse, siç thotë një shprehje: “loja është e bukur, kur zgjat një kohë të shkurtër”.

Duke u kthyer në pikën 1, ne e menaxhojmë me përgjegjësi ditën tonë, vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje ta bëjmë atë të sjellë fryte në një mënyrë produkte.

  1. Qëndrimi gjithë kohës në internet

Meqenëse jemi në shtëpi, pajisjet teknologjike janë i vetmi mjet në dispozicion për të mbajtur kontakte me pjesën tjetër të botës.

Nëse kjo, nga njëra anë, është një faktor pozitiv sepse na lejon të mos ndjehemi plotësisht të izoluar, nga ana tjetër rreziku është që të qëndrojmë të lidhur 24 orë në ditë.

Qoftë për të punuar, studiuar, biseduar apo informuar, të qëndruarit vazhdimisht në internet sigurisht që nuk është i shëndetshëm, as fizikisht dhe as mendërisht.

Në fund të ditës, do të duhet të merremi me një sasi të tepërt të të dhënave, një burim shqetësimi i mëtejshëm. Ndaj, kufizoni kohën e qëndrimit në internet.