Nëse mbyllet kampionati, Ballkani mos të shpallet kampion, ja kush e thotë

Janë bërë katër javë që kur u pezullua Superliga e Kosovës në futboll dhe të gjitha aktivitet tjera sportive, pas përhapjes së koronavirust në vendin tonë.

Së fundmi në opinionin sportiv kosovar është hapur një debat se si duhet të përfundoj kampionati nëse nuk mund të vazhdohet shkak i virusit.

Lidhur me këtë qeshtje kapiteni i Dritës, Ardian Limanin për Gazeta inFokus ka thënë se titullit nuk duhet ti jepet askujt nëse kampionati nuk vazhdon.

“Se pari unë shpresoj shumë që kampionati të vazhdoj, e ne ti kthehemi jetës normale.

Mirëpo, nëse vendoset që kampionati të anulohet, atëherë mendimi im personal është që më mirë do të ishte të mos jepet titull për askënd, por skuadrat të kalojnë në garat evropiane sipas pozitave përkatëse, ndërsa të behet një Play-Off për skuadrat që bien nga liga”, deklaroj Ard Limani.