Nesër rikthehet Premier Liga dhe La Liga, këto ndeshje do të zhvillohen

Sezoni i ri i futbollit do të filloj nesër në dy ligat më të forta në botë: Premier Ligë dhe La Liga.

Premier Liga e hap sezonin e ri me ndeshjen, Fulham-Arsenal që luhet në ora 13:30.

Në ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja mes Crystal Palace dhe Southampton. Pastaj në 18:30 do të luhet ndeshja mes Liverpool dhe Leeds. Kurse, në ora 21:00, do zhvillohet West Ham-Newcastle.

Tutje, në La Liga, do të zhvillohen tri ndeshje nesër: Eibar-Celta Vigo, Granada-Bilbao dhe Cadiz-Osasuna.