Neymar dhe Mbappe vendosin për të ardhmen

Sipas informacioneve të L’Equipe, dy yjet e futbollit, Neymar dhe Kylian Mbappe, do të vazhdojnë qëndrimin te PSG edhe sezonin e ardhshëm.

Përkundër spekulimeve të shumta muajt e fundit për të dy futbollistët, rrethanat e reja ekonomike të ndikuara nga koronavirusi kanë qenë vendimtare që lojtarët që mbesin në kryeqytetin francez.

Kylian Mbappe ka qenë i lidhur me Real Madrid, transferim të cilin mund ta kërkojë në vitin e ardhëm.

Në anën tjetër, Neymar shpresonte për një ribashkim me Barcelonën, nga e cila skuadër ishte largua në vitin 2017, kur PSG pagoi 222 milionë euro.

Me Neymar dhe Mbappe në skuadër, PSG do të mbetet në mesin e skuadrave më të forta në Evropë edhe sezonin e ardhshëm.