Neymar mund të dënohet me moslojë për finalen e Ligës së Kampionëve pas këtij gabimi

Neymar mund të dënohet me moslojë për finalen e Ligës së Kampionëve pas shkëmbimit të fanellave me një lojtar të RB Leipzig.

Paris Saint-Germain fitoi ndaj Leipzig me rezultat 3-0 duke e siguruar finalen për herë të parë në histori të klubit.

Braziliani u kap nga kamerat kur e shkëmbeu fanellën me Marcel Halstenberg pas ndeshjes.

Sipas protokolleve të reja mjekësore të UEFA-s pas pandemisë se koronavirusit, Neymar mund të dënohet në një ndeshje moslojë, dhe një periudhë të detyrueshme 12-ditore të izolimit.

PSG do të përballet me njërin nga fituesit e takimit Bayern Munich -Lyon që zhvillohet të mërkurën.

Finalja do të zhvillohet në Lisbonë të dielën.