Nis puna për rinovimin e stadiumit Santiago Bernabeu (Video)

Real Madridi ka përfituar nga kjo periudhë e ndalimit të futbollit për shkak të pandemisë së koronavirusit për të filluar punimet e rinovimit të “Santiago Bernabeu”.

Ndërhyrja ishte menduar të niste këtë verë me përfundimin e sezonit 2019-2020, por koronavirusi bëri që të përshpejtohet ndërhyrja në “Santiago Bernabeu”.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet që shtëpia e Realit është kthyer në kantier.

Projekti do të kushtojë rreth 500 milionë euro dhe do t’i japë stadiumit një pamje moderne dhe tribunave një komoditet edhe më të madh.