Një nga momentet më të trishta në historinë e futbollit, kur Ronaldo la fushën me lot në sy (Video)

Ronaldo Nazario padyshim se ishte një ndër futbollistët më të mirë në botë mbase edhe më i miri.

Nazario ishte i bekuar me shpejtësi, aftësi, forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme, e padyshim që kjo e bën sulmuesin më të mirë ndonjëherë.

Sidoqoftë, dëmtimet e penguan atë të ishte lojtari më i madh ndonjëherë, kjo pasi Ronaldo pësoi dy lëndime të rënda në gju që qëndroi larg fushës për një kohë.

Në nëntor të vitit 1999, Ronaldo u detyrua ta lë fushën nga një dëmtim për t’u kthyer pesë muaj më vonë, por kur braziliani bëri rikthimin e tij kundër Lazios, në prill të vitit 2000, gjithçka përfundoi me lot.

Ronaldos nuk iu deshën as 6 minuta që të pësonte dëmtimin tjetër, dëmtim ky i tmerrshëm i gjurit.