Një prej momenteve më të çuditshme në boks, ndodhi në tetor të vitit 2000 (Video)

Gjatë karrierës së jashtëzakonshme të Mike Tysonit, amerikani u përfshi në disa meçe unike.

Një prej momenteve më të çuditshme ndodhi më 20 tetor të vitit 2000, kundër boksierit polak, Andreë Golota.

Para se të futej në kontest, Tyson kishte një ecuri prej tri fitoreve rresht, pasi u rikthye nga pezullimi 15 mujor për shkak të incidentit të famshëm me Evander Holyfieldin, ku ai ia kishte kafshuar veshin ish-kampionit në peshat e rënda në rimeç.

Në “Palace Arena” në Miçigan, Tyson tregoi fuqinë e tij duke e nokautuar Golotan me të djathtën në fund të rundit të parë.

Pas rundit të parë, Golota po bisedonte me trajnerin e tij, derisa dëgjohet duke i thënë dy herë: “Ndaloje meçin.”

Mirëpo, trajneri Al Certo e futi boksierin e tij në rundin e dytë, duke nxitur skena të ngjashme nga rundi i parë.

Pas kësaj, Golota u dorëzua vetë, pavarësisht se trajneri i thoshte të vazhdonte.

Al Certo tha: “Hip aty. Mos guxo të dorëzohesh. Do ta fitosh meçin!”

Al Certo eventualisht e quajti boksierin e tij si “dorëzues”, derisa turma në Miçigan hodhi mbeturina dhe pije në drejtim të boksierit, derisa ky po shkonte në zhveshtore.