Nuk e përballon karantinën, këngëtarja adoleshente i jep fund jetës së saj

Familja e një këngëtareje të re të talentuar, tha se adoleshentja ka v’rarë veten pasi izolimi i koronavirusit ishte dukur për të “300 vjet i gjatë”.

17 vjeçarja Beth Palmer, nga Manchester në Britani, studionte për artiste vokale e po behej e njohur, por familja thotë se u bë e fiksuar se izolimi aktual i jetës së përditshme nuk do të mbaronte kurrë.

Studentja u gjet pa shenja jete në shtëpi në Britani.

Familja e saj e tronditur thotë se nuk kishte parë shenja të sëmundjeve mendore përveçse kishte shprehut trishtim për faktin se nuk mund të takohej me miqtë apo nuk mund të shkonte në shkollë.

Ata folën për tragjedinë për të parandaluar prindërit që fëmijët e tyre të mos vuajnë të njëtat probleme në këtë kohë të vështirë.

Babai i Bath, Mike Palmer tha: Nuk kam dyshim se izolimi ka luajtur rol të madh në v’dekjen e Beth.

Ajo nuk mund të mbaronte shkollën, nuk mund të dilte për të takuar miqtë, i dukej sikur tre muajt e bllokadës kishin zgjatur 300 vjet.

Asaj i lindi një fiksim se kjo gjendje nuk do të mbaronte kurrë.

Ndërsa nëna e Bath ka një mesazh për prindërit në gjithë botën: Ju lutem flisni me fëmijët tuaj, ju qendroni afër, jepuni këshilla në këtë kohë të vështirë.