Nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online, pasi nuk kanë internet (VIDEO)

Që pas tërmeti të 26 nëntorit, familja Doçi në Fushë-Mamurras po kalon ditë më të vështira.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që ditët e tyre të bëhen edhe më të vështira edhe se më parë.

Kjo familje jeton në kontenier. Katër fëmijët e kësaj familje nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online, pasi aty ku jetojnë ata nuk ka internet. Një nga fëmijët ka thënë për ‘ora news’:

Nuk kemi internet se ndjekim dot mësimin online dhe detyrat i marrim rrallë herë.

Por nuk janë të vetëm këta fëmijë, pasi ka shumë fëmijë në Shqipëri, që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online, pasi nuk kanë internet në shtëpitë e tyre.

Por nga ana tjetër ministria e Arsimit, Besa Shahini është shprehur se procesi i mësimdhënies online, po shkon si duhet dhe shumë mirë.