Nuk keni shans të hyni në qytetet e karantinuara pa këtë leje

Prishtina, tashmë gjendet në ditën e dytë të karantinës. Sot në të gjitha post blloqet e kryeqytetit gjenden njësitet e veçanta të Policisë së Kosovës duke e monitoruar situatën.

Por ka shumë qytetarë që tashmë ia kanë mësyrë Prishtinës për të punuar e që s’po mund të hyjnë në kryeqytet.

Për të hyrë në Prishtinë dhe qytetet e tjera të karantinuara duhet një leje e veçantë e cila merret në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kështu të paktën po thotë drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri.

“Lejet duhet të jenë të veçanta, të merren në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ATK.

Nëse nuk i kanë lejet e veçanta, nuk mund te hyjnë në kryeqytet. Ministria e punëve të Brendshme i kanë publikuar emailat ku mund të drejtohen qytetarët”, tha Tahiri.