Nusja po bënte fotot e dasmës, vrapon e tmerruar pas shpërthimit në Bejrut (Video)

Bejruti u trondit dje nga një shpërthim i fuqishëm, duke shkaktuar një tragjedi të madhe në vend.

Videoja e një nuseje që bënte setin fotografik të dasmës së saj në momentin kur në Liban ndodhi shpërthimi i madh, ka pushtuar rrjetet sociale.

E veshur me vello të bardhë dhe me lule në duar, e reja pozon para kamerës deri në momentin që toka dridhet. Ajo nis të vrapojë e tmerruar.

Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2 ,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Ndërkohë, nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.