Nusja – vjehrrës: Dua të jetoj me ty (Video)

Të ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishin Arbeni dhe Ergina, një çift shumë i dashurur, por që i mungon prezenca e nënës së Arbenit e cila jeton në Lushnje.

Arbeni tregoi se me Erginën është njohur kur vendosi të bënte një pikturë për babain e tij që nuk jeton më dhe këtë pikturë e realizoi Ergina.

Historia e Arbenit e ka prekur shumë Erginën që prej realizimit të pikturës. Ajo ka një dashuri të madhe ndaj vjehrrës që e konsideron si nënë.

Nëna e Arbenit ka mbetur e vetme në Lushnje që prej ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe Arbeni e Ergina i kërkuan që të jetojë me ta. Ergina i bëri edhe një dhuratë vjehrrës, portretin e saj me bashkëshortin e ndje.rë.

Nënë Naunka pranoi të jetojë me nusen dhe djalin në Tiranë.