Nxehet situata mes Khabib dhe Tony Ferguson (VIDEO)

Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson janë duke bërë përgatitjet e fundit para duelit të madh.

Oktogoni i UFC do të jetë arenë spektakli në mbrëmjen e UFC 249, kur Nurmagomedov dhe Ferguson do të vihen përballë njëri tjetrit.

Së fundmi, dyshja janë takuar edhe në konferencë për shtyp, kur kanë mbetur rreth një muaj nga dueli i tyre.

Por, situata nuk ka shkuar krejtësisht e qetë, pasi dyshja kanë rritur tensionet me njëri tjetrin, duke mos kursyer fjalët.