OBSH: S’mund ti japim fund nëse se dimë kush është i prekur

Organizata Botërore e Shëndetësisë është në një deklaratë për shtyp në lidhje me Koronavirusin.

Kreu i OBSH-së është shprehur se është thelbësore që çdo njeri të bëjë analizat. Ai gjithashtu tha se izolimi mund të ndikojë në ndalimin e shpërndarjes dhe në mos infektimin tuaj, por nuk është kjo masa kryesore që duhet ndërmarrë.

Ai u shpreh se për ti vënë prangat kësaj pandemie të gjitha shtetet duhet që të bëjnë teste dhe më pas të izolojnë, pasi nuk mund ti jepet fund kësaj pandemie nëse nuk dihet se kush është i infektuar.