Pamje nga festa në zhveshtoren e Juventusit (Video)

Juventusi është shpallur kampion i Italisë për sezonin 2019/2020, dy javë pa përfunduar kampionati.

Pas fitores ndaj Sampdorias (2-0), Zonja e Vjetër e siguroi edhe matematikisht titullin e më të mirit në Serie A këtë edicion.

Ky ishte titulli i nëntë radhazi për Zonjën e Vjetër dhe 36-ti zyrtar në total i fituar gjatë historisë së klubit.

Për më shumë, Juve është bërë klubi i vetëm nga pesë ligat më të forta evropiane që e fiton nëntë herë rresht titullin e kampionit.

Dhe natyrisht që festa nuk mund të mungonte në zhveshoten e Bianconerëve.