Pamje nga stërvitja e fundit e Kosovës, para ndeshjes me Greqinë (Fotot)

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së kundër Greqisë, në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Përzgjedhësi Bernard Challandes për këtë ndeshje ka në dispozicion 18 futbollistë, me të cilët në stërvitjen e sotme punoi në skemat e ndryshme të lojës, me të cilat do t’i vihet përballë ish-kampionëve të Evropës.

Atmosfera në ekipin e Dardanëve është mjaft e mirë, derisa entuziazmi për t’u rikthyer te fitorja në shtëpi është i madh, me gjithë mungesat e rëndësishme për këtë ndeshje.