Pamje nga vendi i vetëm në botë, që nuk u izolua (Foto)

Suedia vazhdon të ketë numra të ultë të infeksioneve të reja dhe v’dekjeve nga virusi edhe pse nuk ka marrë masa të rrepta bllokimi.

Suedia ka raportuar 348 raste të reja të koronavirusit, pasi vendi fillon të shohë një tendencë në rënie të infeksioneve të reja, pavarësisht se ka shmangur llojet e bllokimeve të rrepta që shihen kudo në Evropë, raporton Reuters.

Vendi nuk iu bashkua fqinjëve të tij europianë në kufizimin e rreptë të jetës së qytetarëve, ndërsa pamjet që vijnë prej andej tregojnë njerëz që lëvizin në rrugë të mbushura, apo që vazhdojnë qetësisht takimet në kafene.

Fëmijët e vegjël kanë vazhduar të shkojnë në shkollë, megjithëse universitetet dhe gjimnaze, mësimi është zhvilluar online.

Bizneset – duke nisur nga sallonet e bukurisë e deri tek restorantet- nuk u mbyllën asnjëherë, ndonëse njerëzit janë këshilluar që aty ku është e mundur, të punojnë nga shtëpia.

Në 7 prill, qeveria prezantoi dhe një projekt-ligj që lejon atë të veprojë shpejt dhe të marrë vendime për masa të përkohshme atëherë kur është e nevojshme.

Suedia pretendon se qasja e saj ndaj koronavirusit, ka funksionuar. Suedia ndërkohë, nuk ka pasur aq shumë v’dekje nga Italia e Spanja, që shënuan 44 dhe 49 jetë të humbura në 100.000 vetë.

Në rastin e Italisë megjithatë, llogariten dhe disa faktorë të tjerë si popullsia më e plakur, ka më shumë duhanpirës, dhe më shumë familje ku rrinë bashkë disa breza.