Pamje rrëqethëse nga Bejruti, babai përpiqet ta shpëtojë fëmijën (VIDEO)

Pamje të shumta janë duke qarkulluar këto minuta në rrjete sociale. Në një prej tyre shikohet një baba i pushtuar nga paniku i cili bën gjithçka për të mbrojtur djalin e tij të frikësuar.

Babai shihet teksa përqafon të birin për ta qetësuar, por kur e sheh që dridhjet shtohen akoma më shumë si pasojë e shpërthimit, ai e fut nën tavolinë dhe me trupin e tij e kthen si mburojë për të.

Në Bejrut kanë ndodhur të paktën dy shpërthime të fuqishme, raporton TCh.

Dyshimet paraprake tregojnë se shkak i shpërthimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike që gjendej në afërsi të portit detar të këtij qyteti.