Pamjet prekëse, italiani mes lotëve falënderon dy mjekët shqiptarë

Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali për të ndihmuar vendin fqinj nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

Shumë nga mjekët dhe infermierët janë vendosur në provincën e Brescias. Një video ka mbërritur në redaksinë e Top Channel ku tregohet një pacient i cili është nën kujdesin e mjekëve shqiptarë.

“Dua të falënderoj Suelën dhe Eduardin për punën dhe ndihmën e dhënë”- thotë italiani duke u përlotur. Ju ftojmë të ndiqni videon: