Pas 12 qershorit: “Do të ketë futboll çdo ditë”

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, është duke shpresuar që gara të rinisë me 12 qershor, derisa ka premtuar ndeshje “çdo ditë për 35 ditë”.

Kampionati në Spanjë, ashtu si pothuajse në çdo vend të botës, është ndërprerë që nga muaji mars për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, ditë të mira tashmë po vijnë. Në Spanjë, parashikohet shumë shpejt rinisja e sezonit, këtë e ka konfirmuar edhe Tebas.

“Nuk e di, varet nga shumë faktorë, shpresoj të rifillojë me 12 qershor. Do të varet nga fazat”, tha ai për Movistar.

“Do të varet nga virusi… La Liga dhe Segunda Division do të përfundojnë në të njëjtën kohë”. “Do të ketë futboll çdo ditë për 35 ditë”

Gjithashtu edhe Premier League ka deklaruar se futboll do të ketë qdo 3 ditë.