Pas anulimit të meçit, Ferguson ka një mesazh për Khabib

Khabib tërhiqet nga meçi kundër Ferguson. Khabib Nurmagomedov e ka përjashtuar veten nga ndeshja e UFC 249 kundër Tony Ferguson, që duhej të zhvillohej më 18 prill.

Nurmagomedov ka lajmëruar këtë të mërkurë në Instagram se do të jetë në izolim gjatë pandemisë Covid-19.

“Kuptoj gjithçka dhe jam më i mërzitur se ju për anulimin e ndeshjes”, ka shkruar Khabib.

“Si shumë të tjerë, edhe unë kisha shumë plane, por nuk mund të kontrolloj gjithçka”.

“Vendet më të mëdha dhe kompanitë më të mëdha janë të tronditur nga ajo që po ndodh. Por Khabib duhet të ndeshet gjithsesi? Kujdesuni për veten dhe vihuni në vendin tim”.

Lufta mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson e paparë të zhvillohet më 18 prill, është shtyrë, shkaku i koronavirusit.

Khabib ka ngecur në Rusi këto ditë, duke e pasur të pamundur të largohet shkaku i izolimit të të gjitha shteteve.

Edhe pse iu ofrua një mundësi për të udhëtuar drejt ShBA me aeroplan privat, Khabib të mërkurën në mbrëmje njoftoi se meçi kundër Ferguson në UFC 249, nuk do të zhvillohet.

Ky lajm nuk është mirëpritur mirë nga Ferguson, i cili ka reaguar menjëherë duke e quajtur frikacak Khabibin.

“Khabib e dinte tashmë që nuk do të luftonte. Ne e frikësuam atë. Ai kishte një mundësi të vinte në ShBA nga Abu Dhabi.

Ai pati një mundësi të hip edhe në aeroplan. Të dy, Khabib dhe Conor janë frikacakë, mace të vogla”, ka deklaruar Ferguson, i cili në karrierën e tij ka 25 fitore dhe tre humbje.

Khabib ka një rekord qind për qind, me 28 fitore në po aq ndeshje.