Pas Serie A edhe Premierliga cakton datën për rinisjen e sezonit

Për shkak të virusit, gjithçka në botë është paralizuar, po ashtu edhe futbolli, që ka më shumë se një muaj që është ndërprerë.

Tani, UEFA po bën të pamundurën që në bashkëpunim me udhëheqësit e ligave, të gjejë një gjuhë të përbashkët për të rinisur sezonin, gjithmonë nëse koronavirusi do të dobësohet me kalimin e ditëve, javëve.

Derisa Serie A po planifikon të rinisë sezonin në fund të majit, Premierliga, sipas Sky Sports, ka caktuar datën 8 qershor për zbritjen e ekipeve në fushë.

Nëse kjo ndodh, atëherë parashikohet që edicioni të përfundojë para fundit të korrikut.