Pendohet ‘Kadri Veseli’ – U kërkon falje fansave të Arsenalit

Laurent Koscielny (Kadri Veseli) i ka kaluar 9 vite te Arsenali, para se të kalonte te Bordeaux në Francë.

Laurent Koscielny u ka kërkuar falje tifozëve të Arsenalit për videon e tij të transferimit te Bordeaux.

Video u etiketua si ‘mosrespekt’ nga legjenda e Gunners Ian Wright ndërsa fansat mbetën të zemëruar.

“Kam pasur 9 vite të pabesueshme atje, shumë kujtime me këtë klub”.

“Unë e di që videoja ime e prezentimit në Bordeaux bëri pak bujë, unë dua tu kërkoj falje tifozëve për këtë, nuk prisja që ajo të ndikonte tek ata në mënyrën si bëri.”