Për shkak koronavirusit prindërit ndjekin martesën e djalit në TV

Në shumë pikëpamje ishte ashtu si çdo dasëm tjetër. Në ditën e ceremonisë, prindërit e dhëndrit u përgatitën herët në mëngjes, duke u veshur me rrobat e tyre më të mira për dasëm.

Kur ata ishin të gatshëm për të filluar ceremoninë, ata hynë në dhomën e ndenjes dhe u bashkuan me anëtarët e tjerë të familjes për të parë një video ndërsa djali i tyre u martua rreth 9,000 kilometra larg.

Disa anëtarë të familjes së dhëndrit Nilin Mehta ishin gati të fluturonin nga New Delhi për ta parë atë të martohej me të fejuarën Miranda Jenkins në Phoenix.

Por natën para se të largoheshin, Kryeministri Narendra Modi mbylli vendin për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

“Prindërit, gruaja ime dhe fëmijët (dhe unë) u zgjuam rreth orës 4 të mëngjesit, veshëm rrobat tona të dasmës dhe iu bashkuam dasmës në mënyrë virtuale në një video thirrje. Ata mund të na shihnin dhe të bisedonin me ne” u shpreh vëllai i dhëndrit.