Përse nuk po përhapet koronavirusi në Afrikë? Flasin ekspertët

Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë së koronavirusit nëpër botë, ekspertët janë bashkuar që ta luftojnë këtë sëmundje.

Por ekziston një pjesë e botës që ende nuk është përhapur ky lloj virusi – Afrika, shkruan The Independent.

Kontinentet e tjera, nga Amerika e Veriut në Evropë dhe Azi, kanë tentuar të kontrollojnë pandeminë, me raste që vazhdojnë të rriten kudo jashtë Kinës – megjithatë Afrika ka regjistruar një numër të vogël të rasteve të konfirmuara për krahasim.

Profesori Yazdan Yazdanpanah, drejtues i departamentit të sëmundjeve infektive në spitalin Bichat në Paris pretendon se ekziston një gjasë që virusi të jetë jo i denjë të depërtojë në ekosistemin e Afrikës.

Por profesori Rodney Adam, i grupit të kontrollit të infeksionit në Spitalin Universitar Aga Khan në Nairobi, nuk pajtohet me mendim të tillë.

“Nuk ka prova aktuale që tregojnë se klima ndikon në përhapjen e koroanvirusit”, deklaroi Adam.

Në anën tjetër, Mathias Altmann, një epidemiolog në Universitetin e Bordosë, i tha France 24 se historia Afrikës për t’u përgjigjur ndaj epidemive mund t’i ketë bërë ata më të aftë se si të ndalojnë përhapjen e viruseve.