Përsëri 8 lojtarë të Prishtinës të infektuar me koronavirus

FC Prishtina ka pranuar testet për “koronavirus” nga Gjibraltari dhe lajmet nuk janë aspak të mira për kampin ‘bardhekaltër’.

Sërish ka raste pozitive edhe në ekipin e ri të kryeqytetasve, derisa tashmë ndeshja është në rrezik për t’u zhvilluar.

Kjo është hera e dytë për Prishtinën që i ndodh një gjë e tillë, pasi që edhe në udhëtimin e parë kishin rezultuar tetë futbollistë pozitiv dhe ekipi ishte detyruar të bëj prapaktheun brenda ditës.

Kryeqytetasit kishin huazuar gjithë futbollistët nga ekipet tjera të Superligës, madje kishte ndryshuar edhe stafin, vetëm e vetëm për ta zhvilluar ndeshjen.

Orët në vijim priten të jenë vendimtare për fatin e klubit kryeqytetas.

Telegrafi mëson se Leart Emini, Ardit Nika, Kushtrim Gashi, Perparim Osmani, Adem Maliqi, Boshnjaku, Arbnor Muja dhe Ardian Muja, janë të infektuar me coronavirus.

Nga situata e krijuar, fituesi i Kupës së Kosovës rrezikon të humbë ndeshjen me rezultat zyrtar nga UEFA, 3-0.