Përshëndetet si heroinë nga mjekët pasi mposhti koronavirusin

Një grua me Sindromën Down është shëruar mrekullisht prej koronavirusit pasi ka kaluar 6 javë në spital.

Clare Wakeford, e cila doli nga koma në ditëlindjen e saj të 40-të, ishte në një ventilator për dy javë, ndërsa të afërmit kishin frikë se më e keqja mund të ndodhte.

Por dje ajo u shoqërua me duartrokitje nga stafi i mjekëve teksa la spitalin.

Clare më në fund pas kaq shumë kohësh mundi të përqafojë përsëri motrën e saj Lisa Scarborough, 47.

Lisa tha:

Kur Clare hyri në kujdes intensiv, ne shpresonim dhe luteshim vazhdimisht që ajo të shërohej, dhe ajo luftoi dhe luftoi me gjithë forcën e saj dhe e ka mposhtur këtë sëmundje të tmerrshme, të keqe.

Ajo shkoi në ferr dhe u kthye mbrapa, por ne ishim gjithmonë atje për të. Është një ndjenjë kaq fantastike për të gjithë ne.

Clare jeton me Lizën, burrin e saj Dave dhe dy fëmijët e tyre në Banstead, Surrey.

Clare u ankua për dhimbje fyti dhe pas vizitës u diagnostikua me koronavirus, ajo hyri në gjendje kome pas komplikacioneve ndërsa pas dy javësh terapie intensive doli nga koma dhe pikërisht ditën e përvjetorit të 40 të lindjes.