Po u tregonte qytetarëve si të përdorin maska, presidenti bëhet hit në internet (Video)

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa u kap duke u përpjekur për të vendosur maskën në fytyrë gjatë një konference shtypi ku u bëri thirrje njerëzve që të marrin masa për të përballuar situatën nga koronavirusi.

Para se të vuante për të vënë maskën e fytyrës, Presidenti Ramaphosa tha se kombi do të lehtësonte disa nga kufizimet e tyre të mbylljes nga muaji tjetër.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që udhëtojnë me transport publik, të vënë maska në fytyrë dhe më pas u përpoq të jepte një demonstrim udhëzues, demonstrim i cili nuk shkoi sipas planifikimit.

Në Twitter u shpërnda me humor videoklipi me presidentin.