Policët në SHBA solidarizohen, ulen në gjunjë para protestuesve (FOTO)

Disa oficerë policie në SHBA kanë dalë në mbështetje të manifestuesve që protestojnë në emër të George Floyd, ku u ulën në gjunjë para tyre, në shenjë solidariteti.

Protesta të dh’unshme kanë shpërthyer në të gjithë SHBA-në, pas një video virale që tregoi se si Floyd, i cili qëndronte me fytyrën në tokë, ndërsa polici Chauvin në Minneapolis kishte vendosur këmbën në qafën e tij. Pavarësisht thirrjeve të Floyd se nuk po merrte frymë, polici nuk u ndal.

Mes protestave në Queens e New York City, anëtarët e Forcës së Policisë së Nju Jorkut janë gjunjëzuar.

Skena të ngjashme u panë në të gjithë vendin, me shumë oficerë që flisnin për të denoncuar v’rasjen.

Shumë oficerë policie në Neë York u ulën në gjunjë gjatë fundjavës, përfshirë edhe në Time Square, Neë York City, Schenectady e Albany.

Në Santa Cruz, Kalifornia, shefi i policisë Andy Mills u ul në gjunjë të shtunën në mëngjes së bashku me protestuesit.

“Jemi plotësisht mbështetës të protestave paqësore me qytetarët e Santa Cruz, ne do t’i mbajmë ata gjithmonë të sigurt”, ka shkruar në Tëitte departamenti.

Po ashtu, jashtë stacionit të policisë së Ferguson, në shenjë respekti efektivët u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd. Turma inkurakoi agjentët për spektaklin e solidaritetit.

Ulja në gjunjë u përdor për herë të parë si protestë kur lojtari i San Francisco Colin Kaeopernick u gjunjëzua gjatë himnit para lojërave të futbollit në 2016, për të rritur ndërgjegjësimin për racizmin dhe b’rutalitetin e policisë.