Policia amerikane nuk mbushet mend, u vë gjurin në qafë përsëri protestuesve (Video)

Një video ka treguar momentin kur policët kanë kapur disa protestues në SHBA të cilët po plaçkisnin dyqane.

Fotoreporteri Matt Mills filmoi momentin kur një polic i vë gjurin në qafë një prej protestuesëve.

Kur turma filloi të bërtiste për këtë gjest, kolegu i tij oficer i heq këmbën nga qafa dhe ja zhvendos mbi shpinë.

Në SHBA kanë nisur demonstrat për v’dekjen e George Floyd.

46 vjeçari ndërroi jetë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen, duke i vendosur gjurin në qafë. Për këtë ngjarje është arrestuar oficeri Derek Chauvin.