Prekëse: Nëna flijon veten për ta shpëtuar jetën e djalit 4 vjeç

Trupi i gjetur në liqenin Piru të Kalifornisë nga ekipet e kërkim-shpëtimit, është pikërisht ai i Naya Riveras, aktores së famshme amerikane që u zhduk pak ditë më parë pasi kishte marrë me qira një varkë për të shëtitur me të birin.

Zbulimi tragjik u bë pesë ditë pasi vogëlushi i saj 4 vjecar, Josey Hollis Dorsey u gjet i vetëm në varkë.

Autoritetet kanë bërë një rindërtim të parë të ngjarjes.

Sipas tyre, 33 vjecarja ka mbledhur të gjithë energjinë e saj të fundit për të shtyrë lart të birin në varkë, por jo mjaftueshëm sa për të shpëtuar dhe veten. Naya nuk mbante jelek shpëtimi.

Mendohet se pas m’bytjes, trupi i saj ka ngecur mes bimësisë së liqenit, i cili e lëshoi më vonë dhe zhytësit e gjetën duke pluskuar në sipërfaqe.