Premier League: Ndeshje do të ketë çdo 3 ditë. VAR nuk do ketë

Premierliga është duke diskutuar çdo mundësi për ta përfunduar edicionin 2019/20.

Ashtu si në shumicën e botës, edhe kampionati anglez është prekur nga pandemia koronavirus – çka ka detyruar që të ndalen të gjitha aktivitetet sportive në Mbretërinë e Bashkuar.

Por FA është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë sezon. Sipas medieve atje, raportohet se nesër edhe zyrtarisht do të mësohen vendimet e Premierligës për vazhdimin e edicionit.

Siç raportohet, ndeshjet e mbetura do të nisin në qershor dhe të përfundojnë në korrik.

Ndeshje do të ketë çdo 3 ditë. VAR nuk do ketë. Në vend të 3 do jenë 5 zëvendësime.