Premierliga publikon kalendarin për sezonin e ri

Tashmë është publikuar kalendari i ndeshjeve për sezonin e ri në Premierligë.

Këtë sezon në ligën angleze janë inkuadruar Fulhami, West Brom dhe Leeds United.

Kampioni në fuqi i Premierligës, Liverpooli do të ketë punë me të sapo inkuadruarit në Premierligë, Leedsin në xhiron e parë.

City e pret Aston Villan, Arsenali luan ndaj Fulhamit, Unitedi në udhëtim te Burnley kurse Chelsea luan ndaj Brightonit. Kujtojmë se sezoni i ri i Premierligës do të fillojë më 12 shtator.