President i UEFA ka një lajm fantastik për tifozët e Liverpoolit

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin këmbëngul se Liverpoolit do t’i jepet titulli i Premier League në një mënyrë ose tjetrën.

Premierliga është pezulluar për shkak të pandemisë koronavirus dhe ende nuk dihet se kur do të startojë sërish.

Liverpooli aktualisht ka një epërsi prej 25 pikësh ndaj vendit të dytë dhe është dy fitore largë titullit kampion.

“Unë nuk mund të shoh një mënyrë si Liverpool mund të mbetet pa titull,” tha Ceferin për gazetën sllovene EkipaSN.

“Nëse Premier League do të rifillojë ndeshjet, Liverpool do të fitojë me siguri titullin. Teorikisht nuk ka përfunduar, por praktikisht Liverpool është në prag të tij.

Nëse për ndonjë rast loja nuk do të rifillojë, ne ende duhet të gjejmë një mënyrë për të shpallur rezultatet përfundimtare, për të shpallur kampionët.

Dhe përsëri nuk mund ta shoh, nuk mund ta imagjinoj një skenar, në të cilin kampionët nuk do të ishin Liverpool”, përfundoi ai.