Presidenti i Barcelonës: VAR-i gjatë gjithë kohës po e favorizon një skuadër

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i ka kritikuar vendimet e fundit të gjyqtarëve në kampionatin spanjoll.

Sipas tij, sistemi VAR gjatë gjithë kohës po e favorizon Real Madridin. Këto komente kanë ardhur pas ndeshjes ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Los Blancos, ku u akordua një penallti në favor të Mbretërve, ndërsa ishte një situatë e dyshimtë edhe për baskët.

“E shikova ndeshjen në Bilbao, ndërsa edhe pse nuk më pëlqen ta them, do ta përsëris se VAR-i nuk po shfrytëzohet ashtu si duhet”.

“Prej se është kthyer futbolli pas krizës së COVID-19, nuk ka qenë e barabartë, kjo ka reflektuar në rezultate dhe duket sikur gjatë gjithë kohës po e favorizon vetëm një skuadër”.

“VAR-i duhet t’i ndihmojë gjyqtarit, por në javët e fundit, të gjithë kanë mundur t’i shohin shembujt kur është përdorur në mënyrë të padrejtë”, ka deklaruar Bartomeu për Movistar.