Presidenti i Francës, Macron me lajm të keq për adhuruesit e futbollit

Franca është një nga shtetet që do të mbyllë futbollin deri në sezonin e ri.

Kampionati i Ligue 1 në Francë, si dhe ai i Ligue 2, janë anuluar dhe asnjë aktivitet sportiv deri në muajin shtator nuk do të zhvillohet.

Një goditje e madhe për UEFA-n që pritet të shohë një nga Top-5 ligat e Evropës të mbyllet pas Holandës dhe Belgjikës.

Shteti francez nuk po mendon vetëm për vete, pasi presidenti Emmanuel Macron, ka nisur një fushatë kundër futbollit.

Ai ka ngarkuar ministren e sporteve që të flasë me të gjithë ministrat e tjerë për të mbyllur kampionatin për këtë sezon.

Sidoqoftë, propozimi i Macronit që të mbyllen edhe ligat e tjera mund të bijë në veshë të shurdhër.

Gjermania tashmë veç ka bërë të ditur se Bundesliga do të vazhdojë më 9 maj, kurse Serie A, La Liga dhe Premierliga të gjitha shpresojnë që sezoni të rifillohet në verë.